Instituti i shëndetit publik në Maqedoni i ka publikuar sot të dhënat e studimit të zbatuar në rajonin e Shkupit, në lidhje me efektet e ndotjes së ajrit në shëndetin e njerëzve në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas studimit, 30 deri 35% e sëmundjeve të qytetarëve në rajonin e Shkupit shkaktohen nga ndotja e ajrit, ndërkaq mbi 1300 njerëz vdesin për shkak të ndotjes së ajrit. Studimi tregon se Shkupi është ndër qytetet më të ndotur me grimcat PM 2.5./Telegrafi/