Site icon Telegrafi

Ajri i ndotur në Prishtinë, IKSHPK kërkon nga qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka kërkuar nga qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi, pasi që ajri sot nuk është i shëndetshëm për personat e ndjeshëm dhe me sëmundje kronike.

IKSHPK ka dhënë disa rekomandime, duke kërkuar të reduktohen daljet në vendet me ajër të ndotur. transmeton Telegrafi.

“Qëndroni në shtëpi. Ajri sot nuk është i shëndetshëm për personat e ndjeshëm dhe me sëmundje kronike. Të reduktohen daljet në vendet me ajër të ndotur, në mëngjes dhe mbrëmje, sidomos për personat që kanë sëmundje kronike kardiovaskulare dhe respiratore, fëmijët dhe shtatzënat”, thotë IKSHPK.

Po ashtu, IKSHPK kërkon që të përdoret më shumë transporti publik dhe ecja, e më pak veturat./Telegrafi/

 

Exit mobile version