Bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Ajola Xoxa, është siguruar që të tërheqë vëmendjen në ceremoninë martesore të Princ Leka II.
Nga ceremonia ku prej dje Elia Zaharia do të jetë princeshë, kanë dalë imazhe të shumta, duke bërë që të jetë një dasëm mjaft e përfolur.
Në një foto të postuar në rrjetin social Instagram, Xoxa u përfshi në lajmet e dala nga kjo ceremoni martesore, shkruan Telegrafi.
“Unë kam princin tim”, ka shkruar bukuroshja në krah të kryebashkiakut të Tiranës.
Ajola dhe Erioni prej kohësh jetojnë të lumtur së bashku. /Telegrafi/