Site icon Telegrafi

Ajo vërtet dëshiron ta mbajmë në mend: Në tepihun e kuq me kollan mbi gjoks (Foto)

Këngëtarja 20-vjeçare Halsey, ka tërhequr vëmendjen e publikut në ndarjen e radio-shpërblimeve iHart.

Ajo është paraqitur në veshje shumë provokuese dhe mbresëlënëse.

Kishte të veshur pantallona ngjyrë të verdhë me bel të lartë, mantel me të njëjtën ngjyrë, ndërsa gjoksin e ka mbuluar me kollan.

Këngëtarja me emrin e vërtetë Ashley Frangipane, kënga e së cilës është përdorur në filmin “Pesëdhjetë nuanca më errët” ka vendosur të mbahet në mend.

Megjithatë, më shumë i ka hutuar sesa që i ka ngazëllyer të pranishmit, transmeton Telegrafi.

Në ndarjen e çmimit Grammy është paraqitur në pelerinë indigo të kaltër dhe me pantallona të së njëjtës ngjyrë e cila më shumë ngjante në pizhame dhe ‘badymantel’, ndërsa nën mantel nuk ishte asgjë të veshur.

Është e qartë që nuk dëshiron shumë rroba në pjesën përreth gjoksit.

Aspak joshëse dhe seksi, si thoni ju?

/Telegrafi/

Exit mobile version