Telegrafi

“Ajo tregoi se është një heroinë e vërtetë!”: Tentoi të shpëtonte një mik, momenti kur nëna e dy fëmijëve goditet nga një veturë në Angli

Një nënë e dy fëmijëve gati gjeti vdekjen pasi një makinë u përplas me të ndërsa po kalonte në trotuar.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, pamjet tronditëse, të marra në orën 1.35 të mëngjesit në 23 nëntor në Gipton, Leeds, tregojnë se viktima Ellemae Fitzgerald po “bartej” përgjatë rrugës, ndërsa ishte mbi një makinë.

Ajo u hodh më pas në tokë ndërsa makina, e drejtuar nga një grua, u largua nga vendi i ngjarjes pa u ndalur.

Ellemae Fitzgerald, një nënë e dy fëmijëve, u godit nga makina teksa shëtiste përgjatë trotuarit

Dëshmitarët thonë se viktima trime kishte shtyrë një mik të saj që po ecte me të, për ta shpëtuar nga goditja.

Policia ka konfirmuar rastin dhe në pamje shihet se si miqtë e saj të tmerruar nxitojnë për të kontrolluar nënën e dy fëmijëve.

Ajo u dërgua më vonë në spital, por që prej asaj kohe është liruar me disa lëndime të lehta.

Një mik tha: “Ajo tregoi se është një heroinë e vërtetë, duke larguar një mik nga rruga e makinës”. /Telegrafi/