Site icon Telegrafi

Ajo sapo ka bërë një intervenim në trupin e saj, por mësoni për kë shpenzon më shumë Çili (Video)

Ëmbëlsira e jetës së Çiljeta Xhilagës pa dyshim se është djali i saj i vetëm, Fernando.

Pavarësisht që kohët e fundit nuk preferon ta shfaqë shumë në publik, këngëtarja thotë se një kohë të mirë po ia merr edhe kujdesi ndaj tij, ndërsa ka theksuar se është shumë i lidhur me të, dhe se e ka me vete kudo, raporton emisioni Express i KTV-së.

Ndryshe, Fernando është një prej fëmijëve që veçohet shumë për stilin që ka. Këngëtarja thotë se është pikërisht ai për të cilin shpenzon më së shumti.

Kujtojmë që këngëtarja ditë më parë i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjike për zvogëlimin e gjoksit.

Exit mobile version