Telegrafi

Ajo që u pa në qiellin e Australisë u mendua se ishte një ‘meteor i zjarrtë’, por me gjasë ishin mbetje të një rakete ruse

Mbeturinat e zjarrta u panë duke u ndezur në qiell, natën, në Melburn të hënën, duke shkaktuar një mori postimesh në mediat sociale që pyesnin nëse ishte një meteor.

Por Agjencia Australiane e Hapësirës tha në një deklaratë se “ndezjet e dritës” ishin “me gjasa” mbetje të një rakete ruse Soyuz-2 që po rihynte në atmosferën e Tokës, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Raketa ishte përdorur për të lëshuar një satelit më herët në mbrëmje.

“Kjo nisje u njoftua dhe mbetjet e raketës ishin planifikuar të rihynin në mënyrë të sigurt në atmosferë në oqean në brigjet juglindore të Tasmanisë”, ishte thënë ndër tjerash në një deklaratë.

“Ne do të vazhdojmë të monitorojmë rezultatet e kësaj rihyrjeje me partnerët tanë të qeverisë”. /Telegrafi/