Telegrafi

Ajo që shihni së pari në ilustrim zbulon nëse jeni ambicioz dhe i durueshëm apo kokëfortë dhe këmbëngulës

TikTokeri, Charles Marriott, ndau një ilustrim të krijuar nga Noma Bar dhe sfidoi ndjekësit të tregonin se çfarë panë së pari

Në bazë të përgjigjeve më të shpeshta të zgjedhura – rrobat e bardha dhe kravata e zezë, përkatësisht këmbët e skalitura femërore në mini-fund Marriott ka vlerësuar se cilit tip të njerëzve u përkasin, transmeton Telegrafi.

Çfarë keni parë ju së pari kur keni “hedhur një vështrim” në këtë ilustrim me horizontin e qytetit në sfond? Çfarë ju ka tërhequr më së shumti vëmendjen?

Nëse së pari keni vërejtur rroba të burrave me kravatë…

Ju jeni punëtor, ambicioz, i durueshëm dhe jepni më të mirën nga vetja për të arritur rezultate të shkëlqyera në punë. Mirëpo, për shkak se jeni të fokusuar në punë, nuk keni shumë kohë dhe energji për gjëra të tjera në jetë.

Nëse aktualisht jeni në fazën kur ju është më e rëndësishme të arrini posaçërisht rezultate të mira në sferën e karrierës, shikoni vetëm përpara. Megjithatë, mos harroni që jetën e bëjnë edhe gjëra të tjera të cilat nuk kanë lidhje me punën – mos i anashkaloni.

Nëse së pari keni parë këmbë femërore në mini-fund…

Jeni i guximshëm dhe i pavarur, por edhe shumë këmbëngulës dhe kokëfortë për të arritur atë që dëshironi. Ndonjëherë fokusi juaj është te puna, ndonjëherë sfidat dhe sukseset në sfera të tjera të jetës. Megjithatë, një gjë është e sigurt: çfarëdo që të bëni, nuk dorëzoheni derisa të arrini qëllimin tuaj.

Pengesat që hasni gjatë rrugës shpesh kërkojnë mendim dhe reagim të shpejtë, dhe këto janë atutë tuaja në të cilat shpesh mbështeteni. /Telegrafi/