Ky është momenti interesant kur një grua – e cila me gjasë kishte pirë – u kap duke u rrëzuar nga një biçikletë jashtë derës së shtëpisë së saj.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, rrëzimi i saj nga biçikleta pasi ajo u kthye në shtëpi pas një nate jashtë.
Leoni Williamson, 20 vjeçe, nga Clapham, në jugperëndim të Londrës, mori me qira një biçikletë Lime për udhëtimin e shkurtër në shtëpi pas një nate në një klub nate të dielën më 7 gusht.
Dhe teksa arriti në derën e hyrjes së pronës që ka me qira, ajo “nuk e mbylli natën pa asnjë gërvishtje”, pasi ajo ra nga biçikleta dhe u rrëzua në dysheme.
Ndërsa historia e saj ka një fund qesharak, sipas Aktit të Trafikut Rrugor 1988, është një shkelje të ngasësh një biçikletë pasi të kesh pirë ose marrë drogë dhe mund të çojë deri në një gjobë. /Telegrafi/