Debbie dhe Shaun Riddle ndalojnë zakonisht në lokalin ‘The West Side Cafe’ në Teksas.
Kur mbërritën kësaj here, kamarierja i mbante mend dhe i pyeti se ku e kishin beben e tyre.
Por ata i thanë kamarieres Kayla se vogëlushja Glory ka ndërruar jetë pas një sëmundje të panjohur.
Kamarierja u prek shumë dhe në fund të drekës së tyre, u dha një shënim ku thuhej: “Fatura juaj është paguar. Na vjen tmerrësisht keq për humbjen tuaj. Zoti ju bekoftë”.
Por ajo që nuk u dha ishte se në fakt nuk e pagoi kompania drekën, por vetë ajo. /mapo.al/