Bryony Esther nga Essex i Anglisë, e ka postuar një fotografi ku tregon duke e ushqyer fëmijën me gji, teksa qëndron në këmbë.
Askush nga udhëtarët nuk ia ka lëshuar asaj karrigen, ndërsa një çiklist shihet i ulur në vendin e rezervuar për personat me nevoja të veçanta, transmeton Telegrafi.
“Të rinjtë duke mbështjellë duhan, sportisti rrinte ulur aty ku duhet të jenë ata me probleme fizike dhe të rriturit e shëndoshë, bënin sikur nuk po më shohin”, ka shkruar Esther në përshkrimin e imazhit.
Ajo ka kërkuar që të shpërndahet postimi saj, në mënyrë që të ngrihet vetëdija dhe të bëhet më shumë për nënat që udhëtojnë me fëmijë. /Telegrafi/