Ky është momenti heroik kur një Samaritan i Mirë sfidoi elementët e rrezikshëm të ujërave të vërshimeve në një përrua në Meksikën perëndimore dhe shpëtoi një grua.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, gruaja, e cila nuk është identifikuar, po kalonte nëpër rrjedhën e San Bartolo në komunën Baja California Sur të La Paz kur u përmbyt për shkak të shirave të fortë nga Stuhia Tropikale Kevin të mërkurën e kaluar.
Mediat lokale raportuan se shoferi, që ishte vetëm, arriti të dilte nga kamioni i saj dhe shkoi drejt bregut para se të ndalonte dhe të varej në një pemë.
Nicolás Soto ishte pranë lumit kur ai dhe familja e tij vunë re gruan duke luftuar për jetë.
Pas kësaj, Soto shihet duke ruajtur ekuilibrin ndërsa eci kundër ujit që rrjedh me shpejtësi dhe arriti tek gruaja.
Soto arriti ta tërhiqte gruan drejt bregut ku u takua nga kushëriri i tij, Diego Soto dhe dy burra të tjerë që ndihmuan në tërheqjen e saj drejt sigurisë.
Gruaja, e cila ishte në gjendje shoku, u dërgua me urgjencë në një spital lokal për trajtim, raportoi gazeta meksikane El Heraldo de Mexico. /Telegrafi/