Site icon Telegrafi

Ajo po ecte në plazh, më pas u rrëzua papritur – gruaja për pak sa nuk u “gëlltit” nga rëra

Jamie Acord po shijonte një shëtitje në plazh, në shoqërinë e bashkëshortit të saj, Patrick, kur papritur u rrëzua! Në fillim ajo nuk e kuptoi se çfarë po ndodhte dhe më pas një mendim i tmerrshëm i kaloi në mendje.

Fatkeqësisht për të, ajo kishte të drejtë – sepse pa dashje u fut në rërë të gjallë!

Ngjarja ka ndodhur në plazhin “George Popham” në shtetin amerikan të Maine, dhe për fat Jamie shoqërohej nga bashkëshorti i saj.

Rëra e shpejtë është shumë më pak vdekjeprurëse sesa në filma, por një person mund të bllokohet, gjë që është problem nëse është në një vend të izoluar – dhe pa ndihmë.

“Po shijoja një shëtitje të qetë kur rashë në ijë, rreth 75 centimetra. Nuk e ndjeja dot fundin, as nuk mund të mbështetesha në ndonjë gjë. Nuk munda të dilja vetë”, tha ajo.

Falë qetësisë dhe reagimit të shpejtë të bashkëshortit të saj, Jamie ishte i sigurt dhe përfundoi me këmbë dhe gjunjë të gërvishtur, ndoshta nga gurët, raporton Unilad.

“Sapo Patrick më nxori jashtë, vrima u zhduk. Po të ishte një fëmijë në vendin tim, me siguri do të ishte fundosur”, ka shtuar ajo.

Gruaja më vonë mori një përgjigje në pyetjen se si ishte “krijuar” rëra e gjallë në plazh.

Rengers tha se për shkak të përmbytjeve dhe erozionit vitin e kaluar, lumi pranë malit Morse tani gjarpëron rreth frontit të plazhit në oqean dhe kjo bën që rëra të jetë ‘e gjallë’, duke e bërë të vështirë për njerëzit të ecin ose të ngecin. /Telegrafi/

Exit mobile version