Site icon Telegrafi

Ajo nuk është vetëm e bukur dhe një aktore e suksesshme (Video)

Margot Robbie në kohë të lirë merret me tatuazhin amator, ndërsa ‘klientët’ e saj janë kryesisht miqtë dhe të njohurit.

Gjatë pjesëmarrjes në emisionin The Tonight Show me Jimmy Fallon, aktorja australiane ka treguar se e ka blerë aparaturën për bërjen e tatuazheve përmes eBay.

Lexo po ashtu Sot ajo fiton miliona, por vazhdon të banojë me shoqet e saj

Ajo ka thënë se ndër ‘klientët’ të cilëve u ka bërë tatuazhe, është edhe modelja e famshme, Cara Delevigne.

Robbie ka treguar se deri më tani ka bërë 50 tatuazhe, megjithatë nuk është e kënaqur me talentin e saj në këtë fushë.

Aktorja ishte në emision për të promovuar filmin e ardhshëm, “Suicide Squad”. /Telegrafi/

Exit mobile version