Site icon Telegrafi

Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Mia publikoi një video interesante, e cila është parë nga 13 milionë njerëz.

Ajo ndau përvojën e saj pasi ngeli në ashensor me dy të panjohur për katër orë në Los Angeles, SHBA!

Vajza dhe dy të rinj vendosën të thyejnë mërzinë duke treguar historitë e tyre dhe në fund u larguan të sigurt nga kabina e ngecur.

Mia ka publikuar videon me mesazhin se “frika na lidhi dhe tani jemi miq të mirë në jetë”.

@swagmoneyyyy & now were all trauma bonded besties 4 life #elevator #disaster ♬ original sound – mama mia

Me kaq ajo zbuloi epilogun e rrëfimit, pra se doli nga një situatë stresuese më e pasur me disa miq të rinj.

Një numër i madh përdoruesish komentuan postimin, dhe shumë besojnë se situata e pazakontë do të ishte një komplot i shkëlqyeshëm për një libër ose film.

“Universi funksionon në një mënyrë misterioze. Nëse do të mbetesha në ashensor, do të kisha nevojë patjetër për energjinë tuaj”, ka shkruar një person.

Një tjetër vazhdoi se “kjo është e frikshme dhe në të njëjtën kohë fenomenale”. /Telegrafi/

Exit mobile version