Telegrafi

Ajo nga Drenica e ai nga Tropoja, çifti që bëri “bashkimin kombëtar”

Elmaze Nura dhe Blerim Haxhiaj janë emra të njohur të artit dhe gazetarisë në Kosovë.

Të ftuar në emisionin “Pasdite” në RTV Dukagjini, ata kanë rrëfyer historikun e tyre të dashurisë.

Ata janë njohur dhe martuar para rreth 20 vitesh në Prishtinë.

Elmaze Nura tashmë është regjisore dhe profesoreshë në Fakultetin e Arteve në Prishtinë por dikur ka ushtruar profesionin e gazetares në median e shkruar.

Edhe Blerim Haxhiaj në atë kohë sapo kishte mbaruar studimet për gazetari në Tiranë dhe fati kishte dashur që edhe ai të gjente një punë në Prishtinë në median e shkruar.

“Në atë media u njoha me Elmazen dhe kishim një komunikim profesional. Atë komunikimin profesional e thelluam edhe më tej dhe ja ku jemi sot”, rrëfen moderator i RTK-së, Blerim Haxhiaj.

Nga ana tjetër Elmazja tregon së te Berimi i ka bërë përshtypje karakteri I tij prej intelektuali me shkrimet dhe storiet e tij që botonte në gazetë.

“Nuk e di për ju, por për mua profesioni i gazetarisë ka qenë mjaft produktiv”, rrëfen Elmaze Nura duke qeshur.

Duke folur për jetën në Prishtinë, Elmazja tregon se pak njerëz kanë mundur ta identifikojnë se Blerimi vjen nga Shqipëria.

“Kishin dyshime se theksi i tij ishte i pastër, por nuk e dinin se vinte nga Shqipëria”, tregon regjisorja.

Blerimi thotë se është pritur me shumë ngrohtësi në Kosovë dhe thotë se zonat e veriut e kanë më të lehtë të përshtaten gjuhësisht me dialektin në Kosovë.

Ai thotë se pos punës në televizionin publik, merret edhe me projekte private dhe ligjërim në universitete për gazetari./Telegrafi/