Site icon Telegrafi

“Ajo mund të pastrohet e tëra për vetëm 30 minuta”: Çifti ndërton shtëpinë e tyre në rrota, por që nuk i mungon asgjë! (Foto)

Një çift ka ndërtuar një shtëpi të vogël me rrota për vetëm 90,000 dollarë, me një hapësirë ditore, një kuzhinë “të plotë”, një banjo, dhe shkallë për në dhomën e gjumit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Lisa Tranter, 31 vjeçe, si dhe i dashuri i saj Matt Hobbs, 32 vjeç, krijuan shtëpinë e tyre të ëndrrave – praktike, të bollshme dhe të mbushur me gjithçka që kanë nevojë.

Çifti u vendosën në shtëpinë e tyre në natyrë në malet e Blue, vetëm në perëndim të Sidneit, në fillim të dhjetorit.

Bëhet e ditur se çifti kaloi tre muaj në ndërtimin e pronës, e cila ka një madhësi 2,5 metra e gjerë, 9 metra e gjatë dhe 4,3 metra e lartë, në një tokë që ata blenë së bashku në një zonë të izoluar në korrik të vitit të kaluar.

Duke folur për Daily Mail Australia, dyshja zbuluan edhe përfitimet e jetesës – përfshirë edhe shpenzimet e energjisë – në një shtëpi të vogël që nuk merr më shumë se 30 minuta për t’u pastruar – pasi ata ofruan një pamje të shkurtër brenda hapësirës së tyre.

Shtëpia e vogël është zbukuruar me gjithçka që kanë nevojë, duke përfshirë një shtrat, një banjo, një ajër të kondicionuar, panele diellore për energji elektrike dhe një kuzhinë të plotë me të gjitha pajisjet moderne. /Telegrafi/

Exit mobile version