Site icon Telegrafi

“Ajo Mal” përzgjidhet për Festivalin e Filmit Mjedisor në Washington, D.C

Foto: Screenshot/Facebook

Dokumentari “Ajo Mal” i Uta Ibrahimit, që pasqyron udhëtimin e 20 vajzave të reja përmes maleve mahnitëse të Kosovës, është përzgjedhur për të marrë pjesë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Mjedisor në Washington D.C.

Ky festival është një nga ngjarjet më të rëndësishme në fushën e filmave mjedisorë dhe sjell në skenën botërore histori dhe peisazhe nga të gjitha pjesët e globit.

Dokumentari “Ajo Mal” është kuruar nga Festivali Dokufest dhe përfaqëson Kosovën në këtë ngjarje prestigjioze, duke sjellë bukurinë natyrore të vendit dhe historitë inspiruese të vajzave që e përjetuan këtë aventurë.

Ky projekt ka për qëllim të promovojë Kosovën, të tregojë pasuritë e saj natyrore dhe të nxjerrë në pah forcën dhe shpirtin e rinisë kosovare.

“Jam shumë e emocionuar të ndaj që Ajo’Mal – dokumentari ynë për udhëtimin e 20 vajzave të reja përmes maleve mahnitëse të Kosovës—është përzgjedhur për Festivali Ndërkombëtar të Filmit Mjedisor në Kryeqytetin e Kombit”, ka shkruar alpinistja Uta Ibrahimi në faqen e Utalaya Foundation.

Lexo po ashtu Dokumentari Ajo Mal - Majat që na bashkojnë

“Ajo Mal”, është një rrëfim për udhëtimin e jashtëzakonshëm të 20 vajzave të reja nga Kosova, të cilat nën mentorimin e alpinistes së njohur Uta Ibrahimi, nisën një aventurë frymëzuese të fuqizimit, guximit dhe lidhjes me malet mahnitëse të Kosovës.

Exit mobile version