Site icon Telegrafi

AJO KISHTE

Poezi nga: John Yamrus
Përktheu: Fadil Bajraj

zakon t’ia shkërdhente
trurin me tabiatin e saj duke thënë

bën vaki

edhe
për të gjitha qëllimet intensive,

ama,
në skemën
e madhe të gjërave
nuk kishte fort rëndësi

sepse
herë pas here

ajo do ta
ndërpriste muhabetin e saj
dhe ata thjesht mund të rrinin
aty, duke mos bërë bash kurrnjësend,

derisa
qentë e verës
lehnin dhe dita u plak.

/Telegrafi/

Lexo po ashtu Intervistë me poetin John Yamrus: Arti i kreativitetit
Exit mobile version