Një shtetase e huaj, i cili ka kryer operacione plastike në Turqi në një klinikë private në Stamboll dyshohet se ka tentuar të ikë nga spitali pasi nuk dëshironte të paguante faturën.
Gruaja e paidentifikuar, koka e së cilës ishte ende me fasha dhe e veshur me fustan spitali, u ndalua në momentin e fundit.
Mediat turke raportojnë se gruaja është informuar për çmimin e shërbimeve spitalore para operacionit dhe se pasi ka dhënë pëlqimin e saj, bëri ndërhyrjen në trup.
Ndërhyrja është bërë me anestezi të përgjithshme, por kur e kanë zgjuar pas operacionit, gruaja tentoi të largohet nga spitali për të mos paguar shërbimin.
Dyshohet se në momentin e arratisjes gruaja ishte ende efektet e anestezisë.
Kur mjekët e kanë ndaluar, ajo ka filluar t’i shajë dhe më pas i ka sulmuar fizikisht. Në fund ajo është frenuar nga rojet e sigurisë.
Ndryshe, mediat raportojnë se në fund pacientja është detyruar që të paguajë të gjitha faturat. /Telegrafi/