Telegrafi

Ajo është vetëm 3-vjeçe, por i ka befasuar të gjithë (Video)

Në një video që po qarkullon në rrjetet sociale shihet një vajzë e cila bën stërvitje, gjegjësisht vrapon duke përdorur një trakë vrapimi.

Siç edhe shkruan në përshkrimin e videos, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një vajzë vetëm 3 vjeçe e cila derisa po vraponte, vëzhgohet nga një burrë – me gjasë babai i saj.

Për këtë, përkatësisht për faktin se ajo reziston jo edhe pak duke vrapuar, kjo video është pëlqyer shumë dhe po shpërndahet me të madhe. /Telegrafi/