Telegrafi

Ajo është shpallur Fotografia e Vitit – por cila është historia prapa saj? (Foto)

Një imazh i një fëmije të tmerruar që qan në kufirin SHBA-Meksikë ka fituar çmimin prestigjioz World Press Photo of the Year, konkursin ndërkombëtar të shpallur të enjten.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, fotoja, e marrë më 12 qershor nga fotografi i Getty Images, John Moore, përshkroi një vajzë dyvjeçare nga Hondurasi me emrin Yanela Sanchez, e cila po qante, ndërsa nëna e saj ishte duke u kontrolluar nga një agjent i patrullimit kufitar para se ata të dy ishin dërguar në një qendër për migrantët.

Zëdhënësja e World Press Photo, Alice Martins tha se imazhi fitoi për shkak të ndikimit emocional.

“Fotoja menjëherë ju tregon aq shumë”, tha ajo. “Dhe në të njëjtën kohë, me të vërtetë ju bën të ndiheni kaq të lidhur me të”. Fotografia “tregon një lloj tjetër dhune që është psikologjike”, shtoi ajo.

“Mund ta ndieja edhe unë, si prind i një fëmije të vogël”.

Ndryshe, Moore thuhet se ka ndjekur imigracionin në SHBA për më shumë se një dekadë nga pothuajse çdo kënd i mundshëm.

Ai ka dokumentuar dhunën dhe varfërinë që po i detyron amerikanët qendror të largohen nga vendet e tyre dhe ndjekin udhëtimin e tyre në kufirin SHBA-Meksikë.

Yanela dhe Sandra ishin pjesë e një grupi emigrantësh që kishin kaluar Rio Grande, duke shpresuar që të kërkonin azil kur të mbërrinin në SHBA. Shumica e tyre ishin gra dhe fëmijë.

Pastaj Yanela filloi të bërtiste dhe të qante, dhe Moore mori disa fotografi.

“Ishte ky moment i shkurtër i ndarjes midis vajzës dhe nënës së saj”.

Brenda pak ditësh, imazhet ishin shpërndarë edhe nëpër faqet e para të gazetave dhe në internet. /Telegrafi/