Site icon Telegrafi

Ajo është 54-vjeçare dhe pseudonimin e ka “Miss Body”: Elle Macpherson tregon sekretin e bukurisë

Ish-modelja australiane, Elle Macpherson, e cila ka pseudonimin, “Miss Body (Trupi)” është 54-vjeçare dhe duket të paktën dy herë më e re.

Pas saj ka lënë një super karrierë për zili të një modeleje, dhe në sajë të asaj ende duket e bukur dhe e freskët.

Biondina për mediat e huaja ka zbuluar edhe disa sekrete të dukjes që çdo femër mund t’i aplikon në jetën e përditshme.

Në radhë të parë, ajo thotë se gjithmonë përpiqet të flejë minimalisht shtatë orë gjumë në ditë. Shkon në shtrat për të fjetur rreth orës 21:30, më së largu 22:00.

Gjërat që e bëjnë atë të ndjehet mirë është ‘yoga’ në orët e pasdites ose rrezitja për disa orë në temperatura jo shumë të larta.

Bukuroshja rekomandon që çdo lëvizje apo veprimtari ta zhvilloni në ajër të pastër.

Dieta e saj përbëhet kryesisht nga fruta dhe perime të freskëta, proteina, humus dhe tahini.

Shumë gra në moshën e saj ballafaqohen me diabet edhe për këtë ka zgjidhje. Elle rekomandohet që të ecni nëpër ujë, e cila do të rregullojë sistemin e tretjes së ushqimit dhe do t’ju shtrëngojë muskujt në trup. /Telegrafi/

Exit mobile version