Site icon Telegrafi

Ajo e la karrierën e saj si avokate dhe tani fiton para duke postuar foto seksi

Leticia Andrade mori diplomën e saj në fakultetin e drejtësisë para se të vendoste se dëshironte të njihej për bukurinë dhe trupit të saj në Instagram.

Vajza 26-vjeçare thotë se ëndrra e saj ka qenë gjithmonë të bëhet një influencuese në internet, dhe ajo kohët e fundit foli për një ndryshim në karrierë, transmeton Telegrafi.

Ajo thotë se ishte shumë e interesuar të punonte si avokate sepse kjo i jepte mundësi të shumta financiare, shkruan Daily Star.

“Puna si avokate më jep siguri, por moda dhe bota digjitale e influensueses në internet më sjell pasion dhe magjepsje, është shumë ndryshe”, tha ajo.

Letícia, thotë se një nga arsyet që ajo e la karrierën e saj si avokate është se është e vështirë të bëjë konkurrencë me kolegët e saj meshkuj.

“Ne jemi shumë të nënvlerësuara dhe duhet të tregojmë shumë më tepër për të fituar besueshmëri në treg”, shton ajo.

Por tranzicioni i saj nuk ishte i lehtë. “Ishte vërtet e vështirë, por nëse organizohesh mirë, gjithçka është e mundur”, thotë ajo. Ajo ndiqet nga pothuajse 30,000 njerëz në Instagram dhe ky numër po rritet vazhdimisht.

Leticia nuk është e vetmja grua e suksesshme që ka ndryshuar karrierë për t’u bërë një influencuese.

Ish-tenistja Yulia Pugacheva, e cila thotë se tani jeton në Miami dhe fiton më shumë tani, sesa kur ushtronte sportin e tenisit.

“E kuptova që është shumë e lehtë për të fituar para në internet”, tha ajo. /Telegrafi/

Exit mobile version