Telegrafi

Ajo e dërgoi qenin në sallën e pasqyrave – shikoni reagimin qesharak të kafshës

Kur përdoruesi i Reddit @icebaby9393 vendosi të merrte qenin e saj në palestër, ajo nuk priste që ai të bëhej një sensacion i internetit.

Por kjo është pikërisht ajo që ndodhi pasi ajo publikoi një video të qenit të saj duke u takuar me një pasqyrë për herë të parë.

Në video shihet se si qeni, duke parë reflektimin e tij për herë të parë, bëhet në ekstazë. Ai shikohet në pasqyrë dhe vrapon nga njëri skaj i sallës në tjetrin, duke menduar se në anën tjetër të pasqyrës është i njëjti qen. Gëzimi dhe emocionet e tij janë jashtëzakonisht ngjitëse dhe kanë kënaqur përdoruesit e Reddit.

“Pasi të shoh sa i lumtur është qeni juaj, më duhet të shkoj të blej një pasqyrë të madhe për qenushin tim”, “Kjo ma bëri ditën! Këlysh i adhurueshëm”, “Zbulimi i vetvetes është i rëndësishëm në udhëtimin e jetës së secilit”, janë vetëm disa nga komentet.

Disa nga përdoruesit shprehën shqetësimin për shkak se pjesët e leshit të qenit ishin të lyer me ngjyrë vjollce, por pronari zbuloi se ishte një bojë qeni, e cila është plotësisht e sigurt për kafshët shtëpiake. /Telegrafi/

In case anyone needs a reason to smile today, here’s my sweet boy discovering himself in a mirror. (OC) ?
by u/iceicebaby9393 in MadeMeSmile