Mamaja që publikoi në Facebook pamjet në të cilat ajo, së bashku me dy fëmijët e saj, shihet e bllokuar në katin e 24-të të ndërtesës shumëkatëshe, e cila u përfshi nga zjarri në Londër, ende nuk janë gjetur.
Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Rania Ibrham, 30, e cila mund të dëgjohet duke kërkuar ndihmë, derisa fqinjët e saj tentojnë të iknin përmes korridoreve të mbushur me tym.
Një mik i saj, Suhair Sharif, 55, ka thënë për mediat e huaja ka thënë: “Rania jetonte me burrin dhe fëmijët e saj në katin e 24-të. Burri i saj ishte në Egjipt, por ai u kthye sapo dëgjoi lajmin. Rania zbriti një kat më poshtë në banesën e një miku, por Rania, dy fëmijët e saj dhe miqtë e mi në katin e 23 janë ende të humbur”.
Videoja në Facebook Live tregon gruan brenda shtëpisë së saj ndërsa banorët bllokojnë dyert për të mos u djegur të gjallë.
Duke folur me një grua tjetër, Ranias i është është thënë të mos hapë derën e përparme, pasi do të “lejonte tymin të futej brenda”.
Rania pastaj e hap derën e përparme në një korridor të zhytur në errësirë, ndërsa fqinjët e saj kalojnë përmes tymit.
Pamjet tronditëse gjithashtu tregojnë gruan, përcjell Telegrafi, që besohet të jetë duke u lutur, në ballkonin e saj ndërsa britmat mund të dëgjohen në sfond gjatë tmerrit.
Një tjetër grua bërtet “ne jemi të mbërthyer në katin e 23-të … ka shumë njerëz të mbërthyer në katin e sipërm”, ndërsa zjarri shkatërron ndërtesën 24-katëshe.
Mamaja e dy fëmijëve besohet gjithashtu se ka dërguar një mesazh videoje tek një mik i saj, ndërsa është bllokuar brenda ndërtesës së djegur.
Policia në Londër, ka njoftuar se deri më tani ka arritur në 12 numri i personave që kanë humbur jetën nga zjarri në ndërtesën 24 katshe, që u përfshi dje nga zjarri.
Gjithashtu, përveç të vdekurve ishte raportuar se nga ky zjarr edhe një numër i konsiderueshëm i banorëve kanë pësuar lëndime.
Veç këtyre, ekipet e shpëtimit kanë thënë se: “Tragjikisht tani ne nuk presim të gjejmë një njeri të gjallë. Ashpërsia dhe nxehtësia e zjarrit do të thotë se do të ishte një mrekulli absolute nëse dikush do të mbetej gjallë”. /Telegrafi/