Seanca e sotme e Këshillit të Mandatave ku është diskutuar për imunitetin e Saimir Tahirit, përveç debateve mes palëve ka pasur edhe momente të tjera që ndoshta nuk u në transmetimin Live.
I tillë ishte stresi apo ankthi që reflektonte gjatë gjithë kohës ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.
Ndërkohë që deputetët dhe prokurorët flisnin, shkruajnë mediat shqiptare, Tahiri vazhdimisht lëvizte këmbët, duke lënë të kuptohet se ai nuk ishte i qetë.