Liverpoolit po i kërkohet që të shesë Mohamed Salahun, ashtu siç bëri me Philippe Coutinhon vite më parë.
Duke mos ngurruar aq shumë sa në brazilianin, The Reds duhet të tentojnë të shesin egjiptianin dhe të shikojnë në lojtarë me ambicie më të larta.
Salah nuk është duke shfaq më të mirën e tij dhe ai po shikon përtej Ligës Premier, pasi për të interesim po shfaqin Real Madridi dhe Barcelona.
Natyrisht se egjiptiani është i ngazëllyer nga ky interesim i dy gjigantëve nga La Liga dhe mund të mendojë kalimin te njëra prej tyre.
Në rastin e Coutinhos, Liverpool kishte ngurruar në shitjen e tij, mirëpo në fund Barcelona ia doli të merrte shërbimet e tij për një shumë rreth 140 milionë euro.
E në atë të Salahut, klubi anglez nuk duhet të rezistojë shumë dhe të përfitojë një shumë rreth 120 milionë euro.
Liverpooli nga shitja e egjiptianit mund të përfitojë në transferimin e disa lojtarëve që janë duke shkëlqyer, por pse jo mos të shënjestërojë edhe Kylian Mbappen. /Telegrafi/