Site icon Telegrafi

Ajo 105, ai 106, çifti më jetëgjatë feston 80 vite martesë

John dhe Charlotte Hendersonn nga Austin, Texas, janë shpallur çifti më i moshuar ende në jetë, në botë, dhe festojnë tani përvjetorin e 80-të të martesës së tyre

Ata janë martuar plot 80 vite më parë, më 22 dhjetor 1939 dhe akoma janë bashkë, të gatshëm të festojnë edhe këtë përvjetor në shtëpinë e të moshuarve në Austin, ku jetojnë tashmë prej kohësh.

Charlotte është 105 vjeç dhe John 106 dhe përbëjnë kështu çiftin më jetëgjatë në botë, për çka kanë marrë edhe një vend në librin e rekordeve Guinnes. Në një intervistë për “Washington Post”, ata kanë tentuar të zbulojnë sekretin për një raport kaq jetëgjatë: Shumëkush mendon se sekreti është fakti që ne nuk kemi patur fëmijë.

“Ka nga ata që thonë se për këtë shkak jemi plakur bashkë”,thonë ata duke buzëqeshur. Martesa e tyre e gjatë sidoqoftë, nuk është më e gjata në botë. Rekordin e mbajnë akoma Zelmyra dhe Herbert Fisher, që u martuan pa mbushur 20 vjeç dhe jetuan bashkë për 86 vjet e 290 ditë, para se Herbert të ndahej nga jeta në 2011-n. /kp/Telegrafi/

Exit mobile version