Telegrafi

Ajeti vendos për të ardhmen, blihet nga St Gallen

Sulmuesi i talentuar kosovar, Albian Ajeti nuk do të rikthehet në Gjermani.

Pasi ka qenë i huazuar deri më tani në St Gallen nga skuadra e njohur gjermane Augsburg, tani dy ekipet kanë arritur një marrëveshje.

St Gallen ka blerë përfundimisht sulmuesin e talentuar kosovar nga Augsburgu për një milionë euro.

Ajeti ka nënshkruar kontratë katër vjeçare me klubin zviceran dhe do të mbetet aty deri në vitin 2021.

20-vjeçari ka shkëlqyer këtë edicion me St Gallenin duke shënuar nëntë gola në elitën e futbollit zviceran.

Ajeti gjatë prezantimin ka deklaruar se është shumë i lumtur që është blerë përfundimisht nga St Gallen. /Telegrafi/