Arlind Ajeti do të mungojë ende për shkak të lëndimit.
Sipas mediave italiane, qendërmbrojtësit shqiptar do t’i duhen edhe dy javë për t’u rikthyer në fushë.
22-vjeçari i lindur në Basel e nisi mbarë aventurën me Torinon, duke shkëlqyer në miqësoret e para përgatitore.
Por pikërisht në momentin më të mirë ai pësoi një tërheqje muskulore që e la jashtë ndeshjes së parë të kampionatit ndaj Milanit.
Sikur të mos mjaftonte ky problem, lojtari u gjend në një situatë të vështirë në ditët e fundit të afatit kalimtar, kur ishte pranë largimit nga klubi “Granata”.
Gjithsesi mbrojtësi i kombëtares kuqezi mbeti në Torino dhe sapo të vërë sërish këmbën në fushë i duhet të bindë trajnerin Mihajlovic t’i bëjë një vend titullari në qendër të prapavijës.