Telegrafi

Ajeti i shënon PAOK-ut, Ademi shënon dy herë ndaj Ber Shavas në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve ka vazhduar me raundin e dytë me klube kampione si Baseli i Albian Ajetit dhe Taulant Xhakës, por edhe Dinamo Zagrebi i Arijan Ademit e Amir Rrahmanit që ishin në fushë.

Baseli luajti në një fushë shumë të vështirë si ajo e PAOK-ut, ku pësoi humbje me rezultat 2-1.

Golin e vetëm për zviceranët e shënoi sulmuesi shqiptar Albian Ajeti.

Gol që i jep shpresa për ndeshjen e kthimit Baselit. Në këtë ndeshje nuk u paraqit Taulant Xhaka që vuan nga një dëmtim.

Në anën tjetër Dinamo e Zagrebit fitoi me rezultatin 5-0 ndaj Hapoel Ber Shevas.

Ylli i ndeshjes ishte shqiptari nga Maqedonia, Arijan Ademi, që shënoi dy herë.

Për Dinamon nuk u paraqit fare mbrojtësi Amir Rrahmani. /Telegrafi/