Albian Ajeti ka vazhduar me formë të mrekullueshme në elitën e futbollit zviceran.
Sulmuesi kosovar me pasaportë zvicerane ka qenë titular si gjithnjë për skuadrën e tij St Gallen.
St Gallen ishte nikoqire e Thun ku triumfuan me rezultat të thellë 3-0.
Ajeti ishte golashënuesi i parë në këtë takim, ku pas një topi të kthyer nga portieri mysafir e dërgoi në rrjetë në minutën e 19.
Ky ishte goli i tretë i Albian Ajetit në elitën e futbollit zviceran me fanellën e St Gallenit këtë edicion.
20-vjeçari këtë edicion ka arritur të bëjë edhe një asistim me bardh e gjelbërtit.
Pas nëntë ndeshjeve në elitën e futbollit zviceran, St Gallen zë pozitën e dytë në tabelë me 15 pikë të grumbulluara. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=oVZyYTBRv9Y