Arlind Ajeti pritet të jetë në bankën rezervë edhe në ndeshjen që Torino luan nesër me Atalantën.
Pavarësisht mungesave, të dëmtuar janë Zapacosta dhe Castan, ndërkohë që së fundmi është dëmtuar edhe Karlao, Mihajloviç nuk e preferon mbrojtësin e Shqipërisë.
Në sfidën e nesërme Ajeti do të jetë i vetmi mbrojtës në stolin e Torinos, në pritje të momentit të tij për të luajtur me “demat” në Serinë A.
Kujtojmë që mbrojtësi shqiptar ishte pranë transferimit te Palermo, por në momentet e fundit Torino ndaloi këtë transferim. /Telegrafi/