Sulmuesi shqiptar i St. Gallenit, Albian Ajeti, ka shënuar sërish në super ligën e Zvicrës.
Ai ka ndihmuar ekipin e tij të marrë një barazim 2-2 në udhëtimin mjaft të vështirë ndaj Young Boys Bernit.
Ajeti gjeti rrjetën në minutën e 59-të duke shënuar golin e barazimit të përkohshëm 1-1.
Ai nuk luajti deri në fund të takimit pasi u zëvendësua në minutën e 89.
Në këtë sezon, Albiani ka shënuar tetë gola, duke u renditur i teti në klasifikimin e golashënuesve.
Pas këtij takimi, St. Gallen mban vendin e pestë me 26 pikë të grumbulluara. /Telegrafi/