Telegrafi

Ajeti mund të transferohet te Napoli

Mario Sampirisi of Crotone competes for the ball with Diego Farias of Cagliari during the Pre-Season Friendly match between FC Crotone and Cagliari Calcio at Stadio Comunale Ezio Scida on August 5, 2017 in Crotone, Italy.

Mbrojtësi shqiptar, Arlind Ajeti vazhdon të mbetet i lirë pas shkëputjes së kontratës me Torinon.

Në vitin e fundit, Ajeti ishte i huazuar tek skuadra tjetër italiane Crotone dhe luajti shumicën e ndeshjeve.

Por Torino nuk llogariti në shërbimet e shqiptarit dhe e la të lirë të largohet.

Edhe përkundër disa ofertave, llapjani nuk arriti të siguronte një kontratë.

Por në ditët e fundit në skenë për të ka dalë gjiganti italian Napoli.

Mbrojtësi rumun Vlad Chiriches ka këputur ligamentet dhe do të mungojë gjatë.

Napoli nuk mund të transferojë futbollistë dhe po shikon opsionet e lojtarëve të lirë.

Arlind Ajeti është në listë dhe për të nënshkruar me Napolin duhet ta fitojë betejën me Florentin Pogban, Diego Polentan, Sebastian Basong dhe Serdar Tasci. /Telegrafi/