Site icon Telegrafi

Ajeti largohet në fund të stinorit

Arlind Ajeti po luan ditët e tij të fundit tek skuadra aktuale Torino.

Mediat italiane kanë raportuar se e ardhmja e mbrojtësit shqiptar është larg ‘Demave’.

Ajeti nuk ka arritur ta bind trajnerin e Torinos me paraqitjet e tij dhe kësisoj pritet largimi i tij.

Por ende nuk është raportuar për skuadrat e interesuara për mbrojtësin e talentuar shqiptar.

23-vjeçari ka luajtur vetëm katër ndeshje këtë edicion në Serie A me fanellën e Torinos.

Përpos ndeshjeve në Serie A, Ajeti ka zhvilluar edhe një ndeshje në kuadër të Kupës së Italisë.

Ai ka kontratë me Torinon deri më 30 qershor të vitit 2019. /Telegrafi/

Exit mobile version