Telegrafi

Ajeti kalon në epërsi Baselin ndaj St Gallen (Video)

Baseli ka kaluar në epërsi ndaj St Gallenit me rezultat 1-0.

Goli erdhi nga sulmuesi shqiptar Albian Ajeti, në minutën e 26-të pas asistimit nga Alexander Fransson.

Vlen të theksohet se nga minuta e parë për vendasit luan edhe Taulant Xhaka.

Në rast të fitores Baseli do vazhdonte në pozitën e dytë në ligë. /Telegrafi/