Telegrafi

“Ajeti është një mbrojtës shembullor”

Sulmuesi i Torinos, Josef Martinez, ka thënë se drejtuesit e ekipit kanë bërë mirë që kanë transferuar mbrojtësin Arlind Ajeti.

Ai ka thënë se Ajeti është një mbrojtës i shkëlqyer. Tregon se sa ishte pjesë e Thunit dhe Ajeti i Baselit, ka hasur në vështirësi për ta kaluar.

Lexo po ashtu UEFA publikon listën e lojtarëve që shpërthyen në Euro 2016, në mesin e tyre edhe një shqiptar

“Ai është një mbrojtës shembullor dhe vështirë i kalueshëm. Gjithmonë është në vendin e duhur si në mbrojtje ashtu edhe kur bëhet fjalë për të shënuar”, ka thënë Martinez në një konferencë për media, përcjell Koha Ditore.

Ajeti u transferua në Torino nga Frosinone para pak ditësh.