Sulmuesi i Torinos, Josef Martinez, ka thënë se drejtuesit e ekipit kanë bërë mirë që kanë transferuar mbrojtësin Arlind Ajeti.
Ai ka thënë se Ajeti është një mbrojtës i shkëlqyer. Tregon se sa ishte pjesë e Thunit dhe Ajeti i Baselit, ka hasur në vështirësi për ta kaluar.
“Ai është një mbrojtës shembullor dhe vështirë i kalueshëm. Gjithmonë është në vendin e duhur si në mbrojtje ashtu edhe kur bëhet fjalë për të shënuar”, ka thënë Martinez në një konferencë për media, përcjell Koha Ditore.
Ajeti u transferua në Torino nga Frosinone para pak ditësh.