Site icon Telegrafi

Ajeti drejt Palermos?

E ardhmja e Arlind Ajetit mund të jetë të jetë në Serinë A, por jo te Torino.

Së fundmi në skenë ka dalë edhe Palermo. Ueb-faqja italiane Calciomercato.com, duke iu referuar burimeve të Tuttosport, shkruan sot se trajneri Sinisha Mihajlovic dëshiron të marrë te Torino, Edoardo Goldanigan, mbrojtësin 23-vjeçar të Palermos.

Për të bindur drejtuesit sicilianë ta lënë të lirë lojtarin, klubi “Granata” është gati të ofrojë para plus kartonin e Arlind Ajetit.

Interesimi nuk ka munguar si nga klube italiane ashtu edhe nga jashtë, por vetë Ajeti së fundmi ka thënë se do të qëndrojë në Torino me synimin për të fituar vendin në formacion.

Megjithatë për momentin kjo duket e vështirë të realizohet. Ndërkohë, fakti që te Palermo do ta kishte të sigurt fanellën e titullarit mund ta bëjë 23-vjeçarin të pranojë kalimin në ishull.

Exit mobile version