Milani ka vazhduar serinë e rezultateve negative edhe ndaj Frosinones në javën e 36-të të Serie A.
Kuqezinjtë kanë barazuar në shtëpi të tyre 3-3 me debutuesin i Serie A, Frosinone që ka mbajtur gjallë shpresat për mbijetesë.
Vetëm dy minuta pas fillimit të ndeshjes, Paganini kaloi në epërsi mysafirët pas një asistimi nga Ciofani
Një minutë para fundit të pjesës së parë, Oliver Kragl shënoi njërin nga golat më të bukur në Serie A, për ta dyfishuar epërsinë e Frosinones.
Me të filluar pjesa e dytë, Milani ngushtoi epërsinë, kur shënoi kolumbiani Carlos Bacca pasi paraprakisht penalltinë e kishte humbur Mario Balotelli.
Por në minutën e 54-të, Frosinone shënoi edhe golin e tretë në ndeshje, ndërsa kësaj radhe realizoi Dionisi.
Ndërkohë Milani ngushtoi epërsinë në 2-3 nëpërmjet mbrojtësit Antonelli por pa arritur të bëjnë ndonjë gjë më shumë, para se të barazonte rezultatin në minutën e fundit të ndeshjes nëpërmjet Jeremy Menezit që shënoi nga penalltia.
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Arlind Ajeti u paraqit për gjatë 90 minutave dhe ishte ndër më të mirët në fushë. /Telegrafi/
Frosinone po avanson ndaj Milanit…
Posted by Telegrafi Sport on Sunday, 1 May 2016
Kragl shënon golin e sezonit në Serie A ndaj Milanit
Posted by Telegrafi Sport on Sunday, 1 May 2016
1-2: Goli i Baccas ndaj Frosinones.
Posted by Telegrafi Sport on Sunday, 1 May 2016
2-3: Gol i bukur nga Antonelli.
Posted by Telegrafi Sport on Sunday, 1 May 2016
#Menez!!!!!!! #Milan equalize; they still need 1 more. pic.twitter.com/lBfUWoqWSV
— Lega Serie A (@SerieAchannel) May 1, 2016