Telegrafi

Ajet Potera i VV-së premton ekonomi gjithëpërfshirëse për Podujevën

Lëvizja Vetëvendosje edhe zyrtarisht ka hapur fushatën zgjedhore në Podujevë, ku zyrtarë të kësaj partie kanë thënë se vota për Vetëvendosjen në këtë komunë është votë për çlirim.

Mbështetje për kandidatin e kësaj komune ka kërkuar kreu i kësaj partie, Visar Ymeri, i cili ka kritikuar udhëheqjen e deritanishme në këtë komunë.

Ai tha se qeverisja aktuale e LDK-së në Podujevë “ka krijuar ndarjen fshat-qytet dhe se fshatarin e cilëson qytetar të dorës së dytë”.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti duke i ofruar mbështetjen kandidatit të kësaj partie për kryetar të komunës së Besianës, ka ftuar qytetarët që të bashkohen për ndryshim. Ndërsa, kandidati për kryetar të Podujevës nga Lëvizja Vetëvendosje, Ajet Potera, tha se kjo komunë është katandisur, ndërsa fton qytetarët “që të votojnë për të duke iu premtuar ekonomi të shëndosh e gjithëpërfshirëse”. /KP/