Telegrafi

Ajdini e Qarri shkëlqejnë në fitoren e thellë të Lausanne si mysafir i Baselit

Lausanne Ouchy ka fituar me rezultat bindës 3-0 në udhëtim te Baseli në kuadër të javës së nëntë në Superligën e Zvicrës.

Golin e parë për mysafirët e shënoi Alban Ajdini, kur realizoi në minutën e 21-të.

Me këtë gol edhe përfundoi pjesa e parë, derisa në të dytën u shënuan edhe dy të tjera.

Ishte Elies Mahmoud, ai që dyfishoi epërsinë për Lausannen në minutën e 68-të me një asistim të Mërgim Qarrit.

Qarri më pas ndryshoi rol, nga asistues në golashënues, për të shënuar për 3-0 në minutën e 90+4-të.

Lausanne është në vendin e nëntë me tetë pikë, ndërsa Baseli në të dhjetin me pesë sosh. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore