Qëndrimi i fortë i kryeprokurores Katica Janeva lidhur me rastet “Monstra” ,“Sopoti”, “Kumanova”, “Gjorçe Petrovi” duke thënë se do të kërkojë të ndryshohet ligji për dëshmitarët dhe pastaj që të merren në shqyrtim këto raste, është deklaruar edhe Bedri Ajdari, familjar i të akuzuarve për rastin “Monstra” i cili thotë ”Pushtetarët janë në gjendje edhe të vrasin njerëz, vetëm të mos lejojnë zbardhjen e këtij rasti”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Prokuroria Speciale është e penguar në punën e saj nga Këshilli i Prokurorëve dhe gjykatësve, ngase provat të cilat i ka siguruar ajo nga përgjimet nuk janë të pranueshme për institucionet gjyqësore. Njëashtu Prokuroria Speciale me përpjekjet e tyre kanë arritur që të sigurojnë dëshmitarë të cilët do të dëshmonin inskenimin e gjithë procesit të vrasjes së pesëfishtë në Smillkovcë. Mirëpo fatkeqësia e kësaj është se deri tani assesi nuk është pranuar propozimi i Katica Janevës që të sillet një ligj për dëshmitarët e mbrojtur, veçanërisht dëshmitarët e rasteve të cilat janë edhe nën ingerenca të speciales. Do i kisha apeluar të gjithë deputetët në Maqedoni, sidomos ato shqiptarë që të votojnë ligjin për dëshmitarët e mbrojtur, ndryshe edhe ata do të llogariten se kanë dorë në këtë vrasje dhe montim të burgosjeve të shqiptarëve të pafajshëm. Është normale pra, askush nuk do të kishte mundur që të dëshmojë për ndonjë rast nëse paraprakisht e di që do ta vë në rrezik jetën e tij dhe të familjes”,deklaroi për Almakos, Bedri Ajdari./Telegrafi/