Ajaxi është befasia më e bukur e sezonit 2018/19 në Ligën e Kampionëve.
Skuadra holandeze ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinale ku do të përballet me Tottenhamin, e që të vijnë deri këtu eliminuan Real Madridin dhe Juventusin.
Por, ekipi nga Amsterdami po shkëlqen edhe në Eredivisie ku është në luftë të ngushtë për titull me PSV-në. Ajaxi ndeshjen e fundit e fitoi ndaj Vitesses me rezultat 4-2, duke mbajtur kështu lidershipin në kampionatin elitar holandez.
Goli i parë i shënuan nga Hakim Ziyech ishte thjesht fantastik, filloi nga një pasim rreth 50 metërsh nga mbrojta, pastaj Dustan Tadic dhe një pasim në zonë ku Hakim Ziyech e shndërroi në gol edhe pse ishte me shpinë i kthyer nga porta.
Ky gol ishte tregues që lojtarët e Ajaxit e kuptojnë aq mirë njëri-tjetrin sa që ke ndjesinë që mund të luajnë mes vete edhe sy mbyllur. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=G7NRykoNy-E