Ajaxi ka zbuluar fanellën e tyre të tretë për sezonin 2021-22, e cila është e frymëzuar nga legjenda e muzikës, Bob Marley, në nderim për himnin e fansave të tyre “Three Little Birds”.
Fanella e tretë e Ajaxit do të vishet kryesisht në ndeshjet evropiane gjatë sezonit dhe ndihmon për të përkujtuar afërsinë e mbështetësve me himnin ‘reggae’.
Kjo fanellë e tretë e Ajaxit u publikua sot (e premte) më 20 gusht dhe shpejt është pëlqyer dhe ka marrë miratimin e tifozëve të klubit dhe futbollit.
https://twitter.com/AFCAjax/status/1428627890535550977
Kompleti, nga Ajaxi dhe kompania Adidas në bashkëpunim me familjen e Bob Marley, është një fanellë e zezë e cila përmban detaje të kuqe, të verdha dhe jeshile.
Poshtë jakës në pjesën e pasme të këmishës, ka tre zogj të vegjël të ulur në kryqet e Andreas të Amsterdamit si referencë për këngën.
Ajaxi do të veshë fanellën e tretë në ndeshjet evropiane këtë sezon së bashku me fanellën e tyre të shtëpisë, me skuadrën e Eredivisie në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.
Don't worry about a thing… ❤️💛💚
— AFC Ajax (@AFCAjax) August 20, 2021
Pse tifozët e Ajaxit këndojnë ‘Three Little Birds’?
Shoqëria e tifozëve të Ajaxit me këngën filloi në gusht të vitit 2008 kur klubi po luante një miqësore kundër Cardiff Cityt në kryeqytetin e Uellsit.
Pasi iu kërkua të qëndronte në tribuna pas lojës, Three Little Birds ishte një nga këngët e luajtura nga DJ i stadiumit dhe shpejt u miratua nga mbështetësit e Ajaxit si një himn i cili këndohet në çdo ndeshje. /Telegrafi/
‘Cause every little thing 😍
— AFC Ajax (@AFCAjax) August 20, 2021
https://twitter.com/AFCAjax/status/1428658483868676098