Telegrafi

Ajaxi publikon fanellat e dyta shumë të veçanta për sezonin e ardhshëm

Klubi i madh holandez, Ajaxi ka zbuluar tashmë fanellat e dyta për sezonin e ardhshëm, të cilat zakonisht përdorën si mysafirë.

Pas anulimit të sezonit 2019/20 në Holandë, klubet nga Eredivisie tashmë po mendojnë për sezonin e ri.

Është klubi më i madh holandez, Ajaxi, i cili tashmë ka zbuluar disa nga gjërat e sezonit 2020/21.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Ajaxit

Ajaxi ka publikuar fanellat të cilët do t’i bart për sezonin e ardhshëm si mysafirë.

Ato janë shumë të veçanta, ndërsa edhe këtë sezon si partner i prodhimit është kompania Adidas.

“Frymëzuar nga e kaluara. Krijuar për të tashmen. Për të zotëruar të ardhmen”.

“Fanella jonë mysafire për sezonin 20/21 nga Adidas”, është mbishkrimi i Ajaxit. /Telegrafi/