Telegrafi

Ajaxi i përshëndet ish-yjet e veta që sot luajnë te Tottenhami: Ju duam, por do t’ju luftojmë

Ajaxi do të përballet me Totenhamin në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Holandezët janë mysafirë sot në stadiumin e ri të Tottenhamit.

Dy klubet kanë një marrëdhënie interesante, pasi Tottenhami ka bërë shpesh ‘pazar’ te gjiganti holandez.

Katër lojtarë aktual  të Tottenhamit janë bërë të njohur te Ajax.

 

Mbrojtësit Jan Vertonghen dhe Toby Alderewireld, kanë luajtur te Ajax. Po ashtu edhe Davinson Sanchez ka ardhur te Tottenham nga holandezët.

Tjetër yll që ka shkëlqyer me dy fanellat është mesfushori Christian Eriksen.

 

Klubi holandez i ka kujtuar këta lojtarë me thinjen: “Ju duam, por do t’ju luftojmë”.

Ndeshja mes këtyre dy skuadrave zhvillohet sot (e martë) nga ora 21:00. /Telegrafi/