Telegrafi

Ajaxi pamëshirë në Eredivisie, për një nuk arrin numrin e 10 golave ndaj Cambuur

Ajaxi ka shënuar fitore ndaj Cambuurit me rezultat 9-0, në ndeshjen e javës së pestë të Eredivisie.

Katërmbëdhjetë gola në pesë ditë: “Makina e golave” Ajaxit, nuk ndalet.

Kundër Cambuur, ekipi nga Amsterdami shënoi nëntë herë. 10-0 mund të bëhej nëse Ryan Gravenberch të mos e godite shtyllën.

Pas fitores 1-5 të Ajax kundër Sporting në Ligën e Kampionëve, ishte një mbrëmje tjetër e çmendur në Amsterdam.

Kundër Cambuur, çdo lojtari të Ajaxit dukej të shënonte gol. Tetë lojtarë gjetën rrjetën në këtë ndeshje që është një rekord për Eredivisie.

David Neres ishte i vetmi që e vendosi emrin e tij në tabelën e rezultateve dy herë.

Ryan Gravenberch, i cili nuk ka shënuar ende, pa dy raste për 10-0, por goditi shtyllën në minutat e fundit.

Ajax është lider me 13 pikë pas pesë ndeshjeve në Eredivisie. /Telegrafi/